Lorik Cana dhe Vedat Bajrami “ngacmohen” para derbit Vëllaznimi-Prishtina

Derbi i madh i futbollit kosovar i cili do të zhvillohet të shtunën në Gjakovë ndërmjet dy rivalëve të vjetër, Vëllaznimit dhe Prishtinës, ka nis të “nxehet” para kohe, raporton “Zëri”.

Sport

21/02/2018 17:10

Këtë super-përballje po e presin me padurim edhe figura shumë të famshme.

Sot janë publikuar disa fotografi të yllit Lorik Cana me fanellën e Vëllaznimit, i cili pritet të jetë prezent në takimin e së shtunës.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i artistit të famshëm, Vedat Bajrami. Anëtari i “Stupcave” e ka veshur fanellën e Prishtinës.

Image

Në fakt, Bajrami shkuar me fanellën e FC Prishtinës në radion më të re në Kosovë, “Radio Prishtina”, e cila është në ditët e para të jetës. Me të hyrë aty, Bajrami është prezantuar si portieri i FC Prishtinës.

Natyrisht, një humor ky i humoristit të njohur, i cili ka mbetur i habitur me bukurinë e “Radio Prishtinës”.

Ai i ka uruar punë të mbarë kësaj radioje, të cilës i ka ofruar mbështetje dhe bashkëpunim të ngushtë.

Në fakt, Bajrami ka shpreh respekt të madh për Vëllaznimin dhe Gjakovën, por sa i përket derbit të së shtunës parashikoi fitore të FC Prishtinës. Kjo për shkak se bardhekaltrit i favorizon edhe vet renditja tabelore.

Është e para në Superligë me 35 pikë, dhjetë më shumë sesa Vëllaznimi që është i nënti. Bajrami tha se me rëndësi është fillimi i këndelljes së Vëllaznimit për t’ia kthyer hijeshinë futbollit kosovar përmes rivalitetit tradicional me Prishtinën.

Image

Image