Loriana Kuka mbetet pa medalje në Kampionatin Evropian

Loriana Kuka ka mbetur pa medalje në Kampionatin Evropian të xhudos.

Sport

28/04/2018 16:37

Garuesja nga Kosova është ndalur në repesazh nga portugezja Yahim Ramirez.

Loriana Kuka që garoi në 78 kilogramë u mposht me Ippon pas një gabimi të vogël.

Për Lorianan që debutoi, evropiani nisi me një fitore dhe përfundoi në tetë garueset më të mira në Evropë, që është sukses i madh për të.

Ekipi i xhudos e përfundon evropianin me një medalje të artë, një të argjendtë dhe me dy garues që përfunduan në tetë më të mirët./Lajmi.net/