Loriana Kuka fiton të artën në Kampionatin Evropian në Zvicër

Loriana Kuka të dielën e ka bërë paraqitjen e saj të parë në gara për vitin 2018 dhe atë në një kategori më lart.

Sport

11/03/2018 17:31

Ajo mori pjesë në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Uster të kantonit të Cyrihut në Zvicër duke fituar medaljen e artë pas tri fitoreve.

Përballjen e parë, Loriana e fitoi kundër garueses holandeze, Ilona Lucassen, kurse në gjysmëfinale e mposhti me ‘Ippon’ garuesen belge, Sophie Berger.

Ne finale, ajo ishte shumë më aktive se garuesja e Francës, Valentine Marchand, duke e mposhtur me ‘wazari’ ne sekondat e fundit të ndeshjes, shkruan kosovajudo.com.

“Fundjava e xhudos. Pas medaljes së bronztë të Erza Muminoviq, të fituar në Zagreb, sot Loriana Kuka fitoi të artën në Kupën Evropiane, që po mbahet në Cyrih të Zvicrës. Kuka fitoi medaljen në kategorinë -78 kilogramë”.

“Ndërkohë, në Kupën Evropiane për kadetë në Zagreb, Fatjona Kasapi u ndal në luftën e parë”, thuhet në një njoftim të KOK-ut në Facebook.