Loriana Kuka fiton medaljen e argjendtë në ‘Tarragona 2018’

Po vazhdojnë me sukses të shfaqen xhudistet tona në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Sport

29/06/2018 17:21

Gjatë dy ditëve të kaluara, dy xhudiste dhe një xhudist i sollën vendit tonë tre medalje të arta.

Është tani Loriana Kuka që ka arritur po ashtu një sukses të madh, duke fituar medaljen e argjendtë në Tarragona, për të çuar në katër numrin e medaljeve të fituara nga Kosova në këtë turne.

Kuka në luftën për medaljen e artë është mposhtur në finale nga italiania Giorgia Stangherlin, në kategorinë 78 kilogramë.

Kujtojmë Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Akil Gjakova gjatë ditëve të kaluara kanë fituar medalje të arta./Lajmi.net/