Lori Hoxha shtatzënë? Poston foton me barkun e rrumbullakosur por më pas e fshin

Lori Hoxha në pritje të ëmbël? Mund t’ju duket e pabesueshme, por do mendoni ndryshe kur të shihni këtë foto...

ShowBiz

21/02/2018 19:39

Mund ta quajmë një ndër vajzat më të pasura në kryeqytet por jo vetëm nga gjendja monetare por edhe prej ‘botës’ së saj krijuese.

Tani e shohim edhe si blogere dhe Instagrami i saj është një ‘botë’ më vete. Nëse do të informohesh për trendet më të fundit, bëni një xhiro nga llogaria e Lorit në Insta dhe do të jeni edhe ju ‘update’.

Trashëgimtarja e ‘Top Media’ është përfolur shumë për lidhjen e saj me Vis Bajraktarin por së fundmi Lori sapo ka habitur me foton e postuar në Snapchat ku shihej me dorën te barku i saj i rrumbullakët.

Këtë foto Lori e fshiu brenda pak minutave por faqja e Instagramit, ‘Vipat e Bllokut’ ka siguruar foton.

Nuk dihet nëse vërtet Lori është shtatzënë por mbase edhe mund të ketë ngrënë shumë dhe kjo ka dashur që barku i saj të duket i rrumbullakët.

Komentuesit e faqes janë shprehur se Hoxha do të bëjë foto si Kylie Jenner, meqenëse Lori e pëlqen yllin botëror./intv.al/

b5b611c0-972a-48fb-8d6b-e2134e1e6b5b.jpg