Loret Sadiku ‘kopjon’ Roberto Carlosin (Video)

Mbrojtësi i përfaqësueses së kombëtares së Kosovës, Loret Sadiku ka arritur të shënojë gol për skuadrën e tij Mersin në kampionatin turk.

Sport

29/09/2014 19:47

Mersin është ndeshur në udhëtim me skuadrën e Kardemir Karabuk gjatë ditës së sotme, ndërsa Loret Sadiku ka qenë realizator i golit të parë për skuadrën e tij.

Loret Sadiku ka arritur që në minutën e 30 të takimit të shënojë një super super-gol për skuadrën e tij, në stilin e Roberto Carlos.

Ai lansoi një goditje me të majtën e tij nga një kënd mjaft i vështirë, për ta mposhtur portierin e skuadrës kundërshtare, i cili mbeti i shtangur.

Video