Loredana konfirmon gjininë e fëmijës që po e pret me Mozzik

Loredana Zefi dhe Mozzik shumë shpejtë do të bëhen prindër.

ShowBiz

13/12/2018 14:41

Ka një kohë që po shkruhet për lidhjen e çiftit simpatik Loredana Zefi dhe Mozzik, po ashtu lajmet për shtatzëninë e saj nuk kanë munguar, shkruan lajmi.net.

Derisa Loredanës po i afrohet dita për të lindur e ka kuptuar tashmë edhe gjininë e foshnjës e që nëpërmjet një fotografie të postuar ka treguar se është vajzë.

Reperi Mozzik dhe e dashura e tij Loredana do të bëhen prindër të një vajze dhe ky fakt e ka gëzuar shumë atë si nënë të ardhshme.

“Jam gjithmonë me ty, ke guxim dhe duaje jetën”, u shpreh Loredana në formë të porosisë për vajzën./Lajmi.net/

YouTube player