Loredana e lumtur në krahët e Mozzik

Reperi Mozzik dhe e dashura e tij, Loredana Zefi u përfolën se ishin ndarë, por kjo gjë doli të mos jetë e vërtetë.

ShowBiz

23/10/2017 15:20

Ata çdo ditë po paraqiten të lumtur përkrah njëri-tjetrit, duke shijuar momentet më të bukura, shkruan lajmi.net.

Se çifti janë në kulmin e dashurisë e dëshmon një video që e publikoi Loredana në rrjete sociale ku shihet bashkë me Mozzik në veturë.

Të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, Mozzik dhe Loredana iu kundërpërgjigjën gjithë thashethemeve për ndarje, krejt kjo pasi u pa që ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe kishin fshirë fotografitë që kishin së bashku.

“Xhelozia” është kënga e fundit në repertorin e Mozzik, e cila u publikua në muajin gusht. /Lajmi.net/