Loredana e lumtur në krahët e Mozzik

Loredana Zefi, tashmë për shumë kë nga ne njihet si e dashura e reperit nga Ferizaji, Mozzik.

ShowBiz

01/06/2018 13:39

Çifti tash e sa muaj janë duke shijuar lidhjen e tyre, teksa shfaqen tejet të lumtur pranë njëri-tjetrit, shkruan lajmi net.

Madje, Zefi ishte pjesë e projektit të fundit “Madam”, këngë kjo që i dedikohet pikërisht asaj, që bëhet fjalë për një tradhëti ndërmjet tyre.

Megjithatë, në rrjetet sociale janë mjaft aktiv ku publikojnë imazhe dhe video të llojllojshme, duke mos munguar edhe ato intime.

Foto e fundit që Mozzik ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit është në makinë teksa pozon përkrah të dashurës, Loredanës.

Kënga e fundit “Madam” është rikthyer përsëri në Youtube e që ka marrë afro 10 milion klikime.

Mozzik, po ashtu përmes një fotografie të publikuar ditë më parë paralajmëron se vjen në duet me vëllaun e tij, Getinjon. /Lajmi.net/

YouTube player