Lopez thotë “Po”

Diego Lopez është më afër se kurrë transferimit në Milan. Portieri i Real Madridit ka aprovuar kalimin në San Siro ku tani i ka mbetur t’i sqarojë vetëm edhe detajet financiare të kontratës.

Sport

06/08/2014 15:54

Milan është duke punuar për t’i dhuruar trajnerit Filippo Inzaghi një portier të ri.

Dhe, emri më i përfolur së fundmi është ai i Diego Lopez. Sipas “Sportmediaset.it”, anëtari i Real Madridit si dhe gjiganti nga Santiago Bernabeu kanë aprovuar transferimin në San Siro.

Andaj, tani për tani, para zyrtarizimit të marrëveshjes kanë mbetur të sqarohen edhe kushtet individuale për Lopezin në Milan.

Lopezit aktualisht përfiton 4 milionë euro në stinor, në kontratë trevjeçare, shifër kjo shumë e lartë për Rossonerët.