Lopez në La Ligë, Casillas në Champions

Iker Casillas është shumë pranë paraqitjes së parë si titullar me Real Madridin në sezonin e ri. Iker Casillas do të bëjë paraqitjen e tij të parë për Real Madridin nën drejtimin e trajnerit të ri Carlo Ancelotti më 17 shtator në Turk Telekom Arena në Stamboll, kundër Galatasarayt në ndeshjen e parë të fazës…

Sport

05/09/2013 11:45

Iker Casillas është shumë pranë paraqitjes së parë si titullar me Real Madridin në sezonin e ri.

Iker Casillas do të bëjë paraqitjen e tij të parë për Real Madridin nën drejtimin e trajnerit të ri Carlo Ancelotti më 17 shtator në Turk Telekom Arena në Stamboll, kundër Galatasarayt në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, Ancelotti ka vendosur që Casillas të jetë në portë në garën elite të klubeve kontinentale, si dhe Copa del Rey, kurse Diego Lopez të vazhdojë të paraqitet si titullar në La Ligë.

Përderisa nuk e ndërron mendimin, Ancelotti është i vetëdijshëm se debati rreth degradimit të Casillasit në rolin e rezervistit mund ta shtojë presionin mbi të në Madrid, më tepër se në cilindo klub tjetër pasi bëhet fjalë për një futbollist që konsiderohet ikonë në Santiago Bernabeu.