Lopez: Messi – Ronaldo, ky e meriton Topin e Artë

Portieri i Milanit, Diego Lopez ka mbështetur yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, në garë për Topin e Artë.

Sport

01/12/2015 13:27

Diego Lopez ka mbështetur yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, në garë për Topin e Artë.

Portieri i Milanit ka përkrahur ish bashkëlojtarin e tij i cili është në mesin e tre finalistëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë, së bashku me dyshen e Barcelonës, Lionel Messi e Neymar, përcjell “Lajmi.net”.

“Messi ka karakteristika unike, por Cristiano Ronaldo bën më tepër”, u shpreh ai për “Marca”.