Lopez: Luftojmë me Barçën për tre trofetë

Portieri i Real Madridit, Diego Lopez insiston se gjiganti madrilen do të luftojë me Barcelonën për të gjithë trofetë që janë në lojë, përfshirë këtu Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe Copa del Rey. El Clasico do të zhvillohet pas 10 ditësh dhe aty pritet të vendoset shumëçka rreth titullit të kampionit në kampionatin spanjoll…

Sport

13/03/2014 12:30

Portieri i Real Madridit, Diego Lopez insiston se gjiganti madrilen do të luftojë me Barcelonën për të gjithë trofetë që janë në lojë, përfshirë këtu Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe Copa del Rey.

El Clasico do të zhvillohet pas 10 ditësh dhe aty pritet të vendoset shumëçka rreth titullit të kampionit në kampionatin spanjoll të futbollit.

Aktualisht, Reali ka 4 pikë më shumë se Barça dhe një fitore eventuale do ta afronte skuadrën e Carlo Ancelottit me titullin e kampionit.

“Janë tri pikë të rëndësishme. Barça është një rival direkt, por para saj gjendet një ekip tjetër. Duam t’i mbajmë katër pikët që i kemi avantazh dhe më pas t’i ngrisim ato në 7”, deklaroi ish portieri i Sevillas, i cili e ka lënë në bankinë portierin legjendar, Iker Casillas.

“Duam të shkojmë përpara lojë pas loje, në çdo kompeticion. Jemi të gatshëm të luftojmë për të gjithë trofetë me Barcelonën”, përfundoi përfaqësuesi spanjoll.