Lopez: Interi protagonist

Portieri i Milanit, Diego Lopez, ka folur para derbit me Interin që zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Sport

13/09/2015 17:34

Lopez ka thënë se derbi Milan – Inter, është një ndeshje shumë e rëndësishme, të cilën e ëndërrojnë të gjithë, transmeton Telegrafi.

“Për të gjithë, derbi është një ëndërr dhe ne presim që kështu të jetë edhe sonte”, ka theksuar portieri.

““Milani këtë vit ka ndryshuar shumë, por tani duhet ta tregojmë këtë në fushë. Ne kemi punuar shumë për këtë derbi, pasi për ne kjo është një ndeshje e rëndësishme”.

Lidhur me Interin Lopez shtoi se ata do të jenë protagonistë për titull deri në fund të sezonit.

“Interi? Ka marrë pikët maksimale në dy ndeshjet e para dhe me shumë mundësi ata do të jenë protagonistë deri në fund të kampionatit”, ka thënë Lopez për SportMediaset.