Lopez i Milanit

Portieri Diego Lopez sot mund të bëhet anëtar i ri i Milanit. Menaxheri i tij do të takohet me nënkryetarin e Rossonerëve, për të sqaruar detajet e fundit para transferimit në San Siro.

Sport

09/08/2014 10:38

Transferimi i Diego Lopezit në Milan mund të finalizohet sot, ka bërë të ditur e përditshmja sportive spanjolle “AS”.

Menaxheri i tij, Manuel Garcia Quilon ka udhëtuar drejt Italisë për t’u takuar me nënkryetarin e Rossonerëve, Adriano Galliani, në kërkim të finalizimit të marrëveshjes për transferimin e klientit të tij në San Siro për sezonin 2014-15.

Gjiganti italian raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje me Los Blancos, por i mbetet të gjejë pajtimin e Lopezit sa i përket zbritjes së pagës nga ajo që aktualisht përfiton në Santiago Bernabeu.

Lopez përfiton 4 milionë euro në stinor kurse Milan i ka ofruar mes 2.5 dhe 3 milionë euro. Lopez do të largohet nga Madridi pas transferimit të portierit Keylor Navas nga Levante.