Lopeteguit nuk i intereson Reali

Trajneri i Portos, Julen Lopetegui ka insistuar se nuk është i interesuar të drejtojë Real Madridin, në rast të largimit të Carlo Ancelottit në fund të këtij sezoni.

Sport

17/04/2015 23:03

Trajneri i Portos, Julen Lopetegui ka insistuar se nuk është i interesuar të marrë drejtimin e Real Madridit.

E ardhmja e Carlo Ancelottit në Santiago Bernabeu është në dyshim dhe Lopetegui është përmendur si një opsion për pasardhës të tij.

Mirëpo, strategu i gjigantit portugez që befasoi Bayern Munichun duke e mposhtur me rezultat 3:1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ka insistuar se nuk i intereson Reali.

“Nuk kam interesim rreth kësaj”, deklaroi ai në një konferencë për shtyp.

“Jam shumë i lumtur që jam trajner i Portos Ndihem shumë i lumtur që jam duke hyrë në një projekt trevjeçar. Jam në një skuadër të mrekullueshme”, u shpreh ai.