Lopetegui zgjedh përforcimin e ri në Real Madrid

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui kërkon një sulmues të ri.

Sport

18/08/2018 08:40

Julen Lopetegui kërkon një qendërsulmues të ri në Real Madrid.

“Marca” shkruan se trajneri kërkon një ‘numër 9’ të ri para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Emrat e përfolur janë të shumtë duke filluar nga Mauro Icardi, Robert Lewandowski, Rodrigo e Timo Werner, përcjell “lajmi.net”.

Lopetegui beson se ekipit i duhet një qendërsulmues i ri pas largimit të Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit. /Lajmi.net/