Lopetegui tregon nëse Ronaldo e meritoi kartonin e kuq ndaj Valencias

Julen Lopetegui ka komentuar kartonin e kuq të Cristiano Ronaldos në ndeshjen ndaj Valencias.

Sport

21/09/2018 13:27

Julen Lopetegui ka thënë se Cristiano Ronaldo nuk e meritoi kartonin e kuq në ndeshjen mes Juventusit dhe Valencias në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Real Madridit ka theksuar se i është thënë se portugezi nuk e meritoi përjashtimin në Mestalla.

“Nuk e kam parë mirë por e gjithë bota më ka thënë se nuk ishte karton i kuq”, u shpreh Lopetegui në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Nganjëherë ndodhin këto gabime por logjikisht VAR do të ndihmonte që mos të përsëriten gabimet. Nëse nuk ishte ashtu siç duket, por nuk më takon mua të flas për këtë temë”, theksoi ai. /Lajmi.net/