Lopetegui thumbon Barcelonën: Mposhtëm një Romë e cila vjet…

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, u shpreh shumë i lumtur me fitoren ndaj Romës.

Sport

20/09/2018 16:29

Ai deklaroi që ishte pikërisht ekipi verdhekuq ai që eliminoi vjet Barcelonën dhe shkoi në gjysmëfinale, përcjellë “Lajmi.net”.

“Sigurisht që jam i kënaqur me një fitore ndaj një skuadre si Roma. Vitin e kaluar eliminoi Barcelonën dhe shkoi shumë larg”, deklaroi Lopetegui.

“E dinim që do të na i bënin gjërat të vështira, por ekipi ishte shumë mirë. Bëmë një ndeshje të madhe si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”.

“Nuk isha nervoz, thjesht lëvizja më shumë sesa duhet. Por unë e di që nëse nuk përfiton nga rastet në Champions je i humbur”, shtoi ai. /Lajmi.net/