Lopetegui shkatërron planin e madh të Barcelonës

Real Madrid kërkon transferimin e një futbollisti që është objektiv i madh i Barcelonës.

Sport

25/09/2018 07:44

Real Madrid ka hyrë në garë për transferimin e mesfushorit të Ajax Amsterdamit, Frenkie de Jong, raporton “De Telegraaf”.

Ylli i Ajaxit është objektiv i madh i Barcelonës.

Por, Real Madrid është i gatshëm të paguajë 80 milionë euro për transferimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Trajneri i “Los Blancos”, Julen Lopetegui e sheh De Jongun si zëvendësues ideal për Luka Modric.

De Jong së fundmi ka zgjuar interesim edhe nga skuadra e Manchester United. /Lajmi.net/