Lopetegui: Për këtë arsye, kujdes nga Shqipëria

Julen Lopetegui ka thënë se Spanja duhet të ketë kujdes nga Shqipëria.

Sport

08/10/2016 14:03

Selektori i Spanjës, Julen Lopetegui ka thënë se skuadra e tij duhet të ketë kujdes nga Shqipëria.

Ai ka folur në programin radiofonik “El Larguero de la SER” në Spanjë duke analizuar mes të tjerave dhe takimin e ardhshëm të kualifikueseve, atë ndaj Shqipërisë në Shkodër, përcjell “Lajmi.net”.

“Më shqetëson gjithçka. Është një nga ekipet që është rritur më shumë. Kanë mposhtur kampionët e Evropës dhe Francën. Tani luajnë për llogari të tyre në ndeshjet ndaj të mëdhenjve dhe kanë mbështetjen e një shteti të tërë nga pas. Fusha nuk do të jetë në gjendje të mirë sepse ka rënë shumë shi”, u shpreh Lopetegui.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.