Lopetegui nuk është në rrezik

Julen Lopetegui nuk ka pasur startin më të mirë të mundshëm që nga ardhja në krye të Real Madrid.

Sport

07/10/2018 20:35

Klubi mbretëror po kalon në një formë aspak të mirë. Skuadra ka katër ndeshje radhazi pa fitore.

Megjithatë, sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit e klubit nuk po planifikojnë ta shkarkojnë trajnerin.

Spanjollit do të ketë kohë që ti kthejë gjërat në vend. Kujtojmë se Lopetegui la përfaqësuesen e Spanjës për të ardhur në bankën e Real Madrid. /Lajmi.net/