Lopetegui konfirmon lajmin e keq, ylli i Real Madridit hyn në operacion

Lajm shumë i keq për tifozët e Real Madridit.

Sport

25/09/2018 13:51

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka bërë të ditur se mesfushori Isco do t’i nënshtrohet një operacioni.

Ylli spanjoll do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të “Los Blancos” për shkak të lëndimit.

Real Madrid takohet me Sevillan të mërkurën e më pas Atletico Madridin të shtunën, përcjell “lajmi.net”.

Mungesa e Iscos është lajm shumë i keq për Lopeteguin që duket se nuk ka në dispozicion as mbrojtësin Dani Carvajal i cili nuk ka stërvitur sot me pjesën tjetër të ekipit. /Lajmi.net/