Lopetegui i relaksuar: “Mendoj vetëm për ndeshjen e radhës”

Julen Lopetegui ka folur disa fjalë rreth të ardhmes së tij dhe një shkarkimi të mundshëm.

Sport

22/10/2018 16:14

Spanjolli ka bërë edhe njëherë të ditur se nuk do të dorëzohet, transmeton lajmi.net.

“Nëse doni të shihni një trajner të mposhtur, atëherë duhet të shikoni diku tjetër” ishin fjalët e spanjollit.

Më tutje ai i ka dhënë primatin ndeshjes së ardhshme, të cilën madrilenët e luajnë në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndaj Viktoria Plzen.

“E shoh situatën të njëjtë sikur gjithmonë. Kemi një lojë nesër dhe po shohim përpara që ti bëjmë gjërat sa më mirë” vazhdoi Lopetegui.

Sa i përket të ardhmes së tij, ish tekniku i kombëtares spanjolle është shprehur:

“Jam këtu për momentin, nuk mund t’iu konfirmojë asgjë tjetër”.

Thuhet se “El Classico” do të jetë prova përfundimtare  e trajnerit, provë kjo që do të jetë determinuese për të ardhmen e tij. /Lajmi.net/