Longoria e lavdëron veten

Eva Longoria ka arritur sukses në rolin e Gabrielle Solis, një modele sensuale, por me pak ‘tru’, në serialin amerikan ‘Desperate Housewives’. Por, në realitet, ajo është krejt ndryshe në personazh, posaçërisht kur bëhet fjalë për mënyrën e të shprehurit. “Shumë njerëz befasohen se si flas dhe se sa jam inteligjente”, ka thënë Longoria për…

ShowBiz

18/11/2013 21:00

Eva Longoria ka arritur sukses në rolin e Gabrielle Solis, një modele sensuale, por me pak ‘tru’, në serialin amerikan ‘Desperate Housewives’.

Por, në realitet, ajo është krejt ndryshe në personazh, posaçërisht kur bëhet fjalë për mënyrën e të shprehurit. “Shumë njerëz befasohen se si flas dhe se sa jam inteligjente”, ka thënë Longoria për revistën angleze ‘Look’.

Në fillim të këtij viti, bukuroshja 38 vjeçare e ka fituar një diplomë master në ‘Northridge University’ dhe është mjaft krenare për këtë arritje akademike.

Edhe e bukur, edhe e mençur – kombinim fatal.

 

“Është një gjë që doja ta bëja gjithmonë. Jam mjaft kurioze sa i përket botës dhe mendoj se të studiosh është mënyra e duhur për t’i mësuar gjërat. Dua t’i njoh mirë shumë tema, si imigracioni, edukata, ekonomia etj”, vijoi ajo.

Falë të gjitha ambicieve që ka, nëse një ditë do të duhej ta lë industrinë e kinemasë, ajo i ka idetë e qarta se çka do të bënte në jetën e saj.

“Do të kisha më shumë kohë të bëj vizita në botë dhe të njoh njerëz të ndryshëm. Do më pëlqente ta bëj një rrugëtim të bukur spiritual në Indi”, përfundoi Eva.