Londra ndal Uber

Autoritetet e Transportit në Londër vendosën se kompanisë Uber nuk do t’i rinovohet licenca për shërbime private. Sipas rregullatorëve, kompania, e cila përmes aplikacionit të saj ofron gjeten e automjeteve për të lëvizur, nuk plotëson kushtet për të pasur licencën e operatorit privat.

Auto & Tek

23/09/2017 11:48

Në komunikatën që bëri publik vendimin shkruhet se qasja dhe sjellja e Uber shfaqi mungesë përgjegjshmërie që mund të sjellë implikime për sigurinë e klientëve të saj dhe publikut. Vetë kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan mbështeti vendimin e rregullatorëve, pasi siguria e londinezëve vjen e para.

Kritikët e Uber prej kohësh ankohen se kjo kompani shkakton trafik në rrugët e Londrës dhe mbi të gjitha as që shqetësohet t’u bëjë veting shoferëve të saj, që kanë shkaktuar probleme dhe krime nga më të ndryshmet.

Uber ka 40.000 shofere në Londër, jo detyrimisht taksistë të licencuar, që ndajnë makinën e tyre me të tjerë për një pagesë dhe këtë e bën të mundur aplikacioni. Vetë Uber tha se do ta kundërshtojë vendimin e Londrës, autoritetet e së cilës treguan se nuk janë të hapura për kompanitë inovatore. /Lajmi.net/