Londër: Janë arrestuar edhe tre të dyshuar lidhur me sulmin në tren

Policia britanike i ka arrestuar tre vetë në Uelsin jugor lidhur me sulmin me bombë në trenin përplotë me udhëtarë në pjesën perëndimore të Londrës. Aktualisht, gjithsej 5 vetë tash po merren në pytje nga detektivët për këtë sulm, nga i cili ishin plagosur 30 vetë, raporton agjencia Reuters.

Bota

20/09/2017 14:47

Një person 25 vjeçar ishte arrestuar dje në mbrëmje në Njuport, ndërsa dy të tjerë, të moshës 30 de 48 vjeçare, janë paraburgosur në qytetin Uelsh, sot në orët e para të mëngjesit, ka njoftuar policia e Londrës.

“Ky vazhdon të jetë hetim që po lëvizë me të shpejtë. Një aktivitet i rëndësishsëm ka ndodhur prej sulmit të së premtes”, tha Dean Haydon, nga komanda antiterror në policinë e Londrës.

“Ne tash i kemi 5 njerëz në arrest dhe po vazhdojnë kërkimet në katër adresa. Detektivët pa ndërmarrin kërkime të gjëra për të përcaktuar fakte të plota lidhur me sulmin”, tha Haydon.

Militantët e Shtetit Islamik kanë thënë se janë përgjegjës për këtë sulm, megjithqë zyrtarët britanikë dhe amerikanë këtë pretendim e kanë marrë me dyshim, duke thënë se nuk ka dëshmi se ndonjë grup i njohur militant e ka urdhëruar ose organizuar sulmin me bombë.

Ky ishte sulmi i pestë madhor, i cili nga autoritetet shikohet si incident teerrorist në Britani këtë vit, nga të cilat janë vrarë 36 vetë.