Lollipop bëhet versioni më i përdorur i Android

Google ka publikuar një përditësim të statistikave të cilat tregojnë se Lollipop, tani, është versioni më i përdorur i Android, duke marrë kështu një pjesë prej 36.1 për qind të të gjitha pajisjeve Android kundrejt ish-kampionit KitKat, i cili tani ka vetëm 34.3 për qind.

Auto & Tek

12/03/2016 01:07

Lollipop po udhëheq pas 16 muajsh pas daljes së tij, dhe 5 muaj pas ardhjes së Marshmallow.

Në frontin pozitiv, përdorimi i Marshmallow pothuajse është dyfishuar në një hapësirë kohore prej një muaji, në 2.3 për qind. Është shumë larg asaj të cilën ne e quajmë përdorim masiv, por kjo tregon se përmirësimet në Marshmallow po vijnë me zell. Dhe këto shifra priten të përmirësohen dhe më tepër në javët në vazhdim. Flagship-ët me Marshmallow si LG G5 dhe Samsung Galaxy S7 po vijnë si forcë këtë pranverë, kështu që shumë përdorues do të hidhen të marrin sistemin më të freskët të Google.