Lokomotiva e Moskës e dëshiron Berishën

Bernad Berisha po kërkohet nga skuadra ruse e Lokomotivës së Moskës.

Sport

30/11/2015 11:00

Lokomotiva e Moskës dëshiron ta transferojë futbollistin Kosovar të Skënderbeut, Bernard Berisha, transmeton Panorama Sport.

Burime të sigurta të “Panorama Sport” bëjnë me dije se tashmë oferta është në zyrat e klubit bardhekuq që po merren me shqyrtimin e mundësive për të përfituar diçka nga një shitje e mundshëm e Berishës.

Klubi rus do të ketë mundësi ta shikojë edhe një herë nga afër lojtarin në përballjen e fundit të grupeve të Europës. Por, sigurisht, ajo që mbetet për t’u parë është oferta zyrtare që do t’u paraqitet bardhekuqve për Berishën, të cilët më pas do të vlerësojnë si duhet se çfarë duhet të bëjnë me shërbimet e lojtarit bardhekuq.