Lokja e ‘kall’ me këngën e Dafinës

Më 4 tetor këngëtarja Dafina Zeqiri ka lansuar projektin e saj më të ri me titull 'Told Ya'.

ShowBiz

16/10/2017 09:41

Kënga i është dedikuar tregut të huaj, është realizuar në gjuhën angleze e shoqëruar me videoklip, shkruan lajmi.net.

Kohët e fundit është bërë trend që fansat e këngëtarëve t’iu dërgojnë video këngëtarëve në të cilat shihen duke kënduar këngët e tyre dhe kërcejnë nën ato ritme.

Një video të veçantë kishte pranuar Dafina në rrjete sociale, është një grua shumë në moshë e cila po vallëzonte nën ritmet e këngës më të re të Dafinës, ‘Told Ya’.

Dafina është ndjerë e emocionuar kur pa se kënga e saj pëlqehet edhe nga të moshuarit dhe atë video e ripostoi në llogaritë e saj në Instagram dhe Snapchat.

Ndërsa, për të parë përshtypjet e qytetarëve në lidhje me projektin më të ri të Dafinës mund të mësoni në linkun e mëposhtëm. /Lajmi.net/

YouTube player