Lojtari që ua mori zemrat të gjithëve në Kupën e Botës transferohet te Chelsea

Një nga lojtarët që ka mahnitur me paraqitje në Kupën e Botës, Hirving Lozano, mund të transferohet në Premierligë.

Sport

04/01/2019 14:24

‘Blutë e Londrës’ dëshirojnë të kenë një skuadër edhe më serioze për pjesën e dytë të sezonit, për të mos e vënë në diskutim pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Rritjet e cilësisë në skuadër, Chelsea do të mundohet ta bëjë me transferimin e sulmuesit nga Meksika, Hirving Lozano.

Lajmi bëhet i ditur nga media italiane, ‘CalcioMercato’, që raporton se Chelsea mund të ofrojë deri në 40 milionë euro për 23 vjeçarin, përcjell ‘lajmi.net’.

Lozano po ashtu po konsiderohet nga Chelsea si një zëvendësues i mundshëm i Eden Hazard, që gjatë verës mund të marrë rrugë drejt Real Madridit.

23 vjeçari meksikan është pjesë e PSV që nga viti 2017, dhe në elitën e futbollit holandez ka shënuar 28 gola në 46 paraqitje./Lajmi.net/