Lojtari më në formë te Barcelona e jep një lajm të rëndësishëm për Neymarin

Marc  Andre ter Stengen ka deklaruar se do të dëshironte ta shihte sërish në fanellën e Barcelonës sulmuesin brazilian Neymar.

Sport

23/10/2018 16:29

26 vjeçari në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro iu bashkua PSG-së nga Barcelona, për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Por, ambiciet e tij për t’u rikthyer te Barcelona janë rritur kohëve të fundit, me mediet në Francë që vazhdimisht raportojnë se një ribashkim mund të ndodhë në verën e vitit 2019.

Rikthimin e Neymar në Barcelonë e ka mbështetur portieri Ter Stegen, duke thënë se lojtarët më të mirë duhet të jenë pjesë e kampionëve të La Ligas.

“E mira është që ju jeni ata që informoni”, ka thënë Ter Stegen për ‘Mundo Deportivo’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë me Neymarin. Mund të them vetëm se kam marrëdhënie të mira me të”.

“Në fund, të kesh më të mirët në ekipin tuaj është gjithmonë diçka e mirë, por nuk dua të hyjë në gjëra e tillë”./Lajmi.net/