Lojtari më i shpejtë në botë
Ndoshta keni menduar se Theo Walcott është futbollisti më i shpejtë në botë, por jeni gabim. Ngase, ky epitet i takon yllit holandez, Arjen Robben, i cili shkëlqeu në duel me Spanjën duke realizuar dy gola.
Sport
Arjen Robben është lojtari më i shpejtë në botë. Ylli holandez e konfirmoi këtë në duel me Spanjën, kur e la prapa Sergio Ramosin, në një kohë të jashtëzakonshme prej 37 kilometrash në orë, për të shënuar për Holandën.
Në këtë rast, 30.6 kilometrat në orë nuk e ndihmuan Sergio Ramosin që ta ‘kapte’ yllin e Bayern Munichut.
Deri tash, Theo Walcott konsiderohej si lojtari më i shpejtë në botë, pasi në një ndeshje e kishte arritur shpejtësinë prej 35.7 km/h dhe ky rezultat njihej edhe nga FIFA, që nga shtatori i vitit 2013.
Mirëpo, tash sigurisht se gjërat kanë ndryshuar dhe Robben është Usain Bolti i futbollit.