“Lojtari më i mirë që kam luajtur me të është Hazard”

Ish ylli i Chelsea, Joe Cole, ka thënë se Eden Hazard është lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë krahas tij.

Sport

17/11/2018 17:26

Dyshja kanë luajtur së bashku në Lille për një sezon, para se belgu të kalonte në “Stamford Bridge”.

Sipas Cole, Hazard është i destinuar ta fitojë “Topin e Artë” herët apo vonë.

“Të gjithë lojtarët angle (Gerrard, Lampard, Terry, Rooney)” ka thënë Cole për “Sky Sports” kur është pyetur për më të mirin që ka ndarë dhomat e zhveshjes me të, transmeton lajmi.net.

“Pastaj vijnë lojtarët e huaj, (Robben, Hazard e shumë të tjerë).  Por, ti e kupton se je duke luajtur krahas gjenive” ka vazhduar  anglezi.

“Nëse do të duhej të zgjedhja vetëm një, mendoj se Hazard është më i miri që kam luajtur me të” ka përfunduar ish reprezentuesi anglez.

Eden Hazard është një nga favoritet për të fituar Topin e Artë këtë sezon, me Messin e Ronaldon që nuk janë në formën e dikurshme. /Lajmi.net/