Lojtari i Lazio tregohet racist, trondit Italinë me deklaratën e tij

Mbrojtësi i Lazios, Senad Lulic rrezikon një ndalim dhe gjobë të rëndë për një fyerje raciste në drejtim të mbrojtësit të Romës, Antonio Rudiger.

Sport

04/12/2016 23:15

Lulic është ndalur të flas për televizionin Mediaset Premium pas humbjes 2-0 të Lazios në derbi ndaj Romës, por aty bërë komente raciste mbi Rudiger, duke rrezikuar kështu një dënim prej 10 ndeshje nga federata italiane e futbollit.

“Rudiger na provokoi edhe para lojës. Dy vjet më parë ai kishte shitur çorape dhe rripa në Shtutgart, tani ai vepron sikurse është një fenomen”, ka thënë Lulic pas ndeshjes.

“Nuk është faji i tij i vërtetë, por faji i atyre që janë rreth tij. Ata nuk i kanë mësuar atij sjellje të mirë”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.