Lojtari ka vendosur të largohet nga Man Utd

Manchester United do të bëjë disa largime me të përfunduar ky sezon.

Merkato

17/01/2019 10:01

Manchester United ka filluar të plaket si skuadër, pasi disa prej lojtarëve kanë kaluar moshën 30-vjeçare.

Skuadra angleze pritet që në verë ta largojë edhe Antonio Valencian, që e ka humbur vendin e titullarit, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi ka startuar vetëm pesë ndeshje në këtë sezon, pasi para tij po preferohen Ashley Young, Diego Dalot dhe Matteo Darmian.

Valencia është aktualisht kapiten i skuadrës, mirëpo me të përfunduar ky sezon ai do të largohet. /Lajmi.net/