Lojtari i thotë Real Madridit: Dua të largohem në janar

Real Madrid po rrezikon ta humbet një lojtar shumë të rëndësishëm.

Sport

10/12/2018 12:53

Marcos Llorente po e kërkon largimin nga Real Madridi.

Mesfushori spanjoll nuk është i lumtur me minutazhën që po merr, andaj po e kërkon largimin qysh në janar nga madrilenët, përcjell “lajmi.net”.

Llorente ka zgjuar interesimin e Liverpoolit dhe Arsenalit, kështu ai është duke u ndier komod sa i përket të ardhmes.

Spanjolli është takuar me Santiago Solarin, duke i zbuluar dëshirën e tij për tu larguar.

Kështu, Real Madrid mund ta ndal atë vetëm nëse e largon në formë të huazimit, pasi ai dëshiron të luajë më shumë. /Lajmi.net/