Lojtari i shumëkërkuar nga Unitedi: Dua të luaj në Ligën e Kampionëve

Harry Maguire nuk ka mundur të fsheh ëndrrën e tij për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Sport

19/10/2018 09:48

Reprezentuesi i Kombëtares së Anglisë, ka thënë se për momentin është i fokusuar te Manchester United, por ka zbuluar se ambiciet e tij janë të luajë në garën elitare për klube të Evropës.

25 vjeçari pati një performacë të jashtëzakonshme me Anglinë në Kupën e Botës, duke hyrë në listën e transferimeve te shumë skuadra.

Manchester United ishte ajo që shfaqi interesim të madh për shërbimet e tij, por çmimi i vendosur nga Leicester prej 90 milionë euro, nuk lejoi realizimin e këtij transferimi.

“Unë jam një lojtar ambicioz”, ka deklaruar Maguire.

“Nëse nuk jeni një futbollist ambicioz, atëherë jeni në sportin e gabuar”.

“Çdokush dëshiron të luajë në nivelin më të lartë, çdokush dëshiron të luajë në turnetë më të mëdha në botë, kështu që Liga e Kampionëve është numër një”, ka shtuar ai.

Kjo deklaratë e tij mund të bëjë që Manchester United të rishfaq interesimin që në afatin kalimtar të janarit./Lajmi.net/