Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës refuzon Anglinë

Besar Halimi ka vendosur të mos transferohet te Brentfordi.

Sport

07/07/2015 20:18

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi, ka vendosur të mos transferohet te Brentford.

Edhe pse mediat britanike e gjermane një ditë më parë njoftuan se Besari ka kompletuar transferimin e tij në Angli nga Stuttgarter Nachrichten, në fund kosovari vendosi të mos shkojë atje.

Halimi refuzoi Brentfordin, sikurse që bëri kohë më parë me Mainzin në Bundesliga.

Ndryshe, Brentford kishte ofruar 750 mijë euro për lojtarin.