Lojtari i Kolumbisë kërcënohet me jetë sikurse Escobar në vitin 1994

Nga nevrikosja te kërcënimi! Në Kolumbi ka rënë alarmi për sulmet në rrjetet sociale ndaj Carlos Sanchez, “fajtor” për kartonin e kuq të marrë në Kupën e Botës, në minutën e tretë të ndeshjes së humbur kundër Japonisë.

Sport

21/06/2018 20:14

Mesfushori, që luan me Fiorentina në Serie A, ka marrë disa kërcënime me jetë, si me mesazhe në telefon, ashtu edhe në “Instagram” apo “Facebook”, duke i thënë se do të përfundonte si Andres Escobar, mbrojtësi i vrarë në vitin 1994, pas eliminimit të Kolumbisë në Kupën e Botës 2014.

Mesazhet i janë dorëzuar policisë së Kolumbisë, e cila ka nisur hetimet ndaj personave që kanë vepruar në të tillë mënyrë.

Sipas “BLU Radio” edhe Interpol është shqetësuar dhe ka nisur të punojë për mbrojtjen e Carlos Sanchez.