Lojtari i Chelsea kërkon që kundër Barcës të bëhen si Reali

Antonio Rudiger beson e Chelsea mund të bëhet sikurse Real Madridi në Ligën e Kampionëve, duke iu kërkuar shokëve të skuadrës të që mos frikësohen nga Barcelona.

Sport

19/02/2018 17:35

Chelsea nesër (e martë) zhvillon ndeshjen e parë kundër Barcelonës në ‘Stamford Bridge’, e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve.

Kampionët në fuqi të Premierligës kanë mbetur 19 pikë larg liderëve të Manchester Cityt, dhe gjendja e tyre e brendshme pasqyrohet me atë të Real Madridit, që gjenden 17 pikë larg Barcelonës në La Liga, po arritën të mposhtin 3:1 PSG-në në ‘Santiago Bernabeu’ në ndeshjen e parë javën e kaluar.

Rudiger shpreson që Chelsea të arrijë rezultat të ngjashëm në arenën ndërkombëtare kundër Barcelonës, duke marrë një qasje të ndryshme mendore në Ligën e Kampionëve.

“Ana mendore e kësaj gare është tjetër, sepse për këtë shembull mund të merrni Real Madridin, që nuk po bën të njëjtën gjë në Spanjë, por në Ligën e Kampionëve ia dolën shumë mirë kundër PSG-së”, ka deklaruar Rudiger pas fitoren 4:0 të Chelsea në Fa Cup kundër Hull City.

“Kjo është një garë tjetër, janë dy ndeshje. Është një mundësi për ne t’i bëjmë mirë gjërat, dhe duhet t’i bëjmë. Varet nga ne. Të gjithë e dimë Barcelonën kur kanë topin, por ne duhet të luajmë lojën sikurse macja me miun”, ka shtuar ai./Lajmi.net/