Lojtari i Bayernit e merr fajin për golat e Juves

Mesfushori i Bayernit, Joshua Kimmich, e ka marrë përsipër fajin për dy golat e shënuar nga Juventus.

Sport

24/02/2016 20:21

Joshua Kimmich i Bayern Munichut, e ka pranuar se ka mundur të bënte më shumë, për t’i penguar dy golat e Juventusit.

Mesfushori luajti në mbrojtje ndaj Juventusit, për shkak të lojtarëve të shumtë të lënduar në atë repart.

“Gjithmonë e jap më të mirën nga vetja, mirëpo fatkeqësisht i bëra disa gabime. Do të mundohem të përmirësohem herën tjetër”,  u shpreh Kimmich.

“Të luajë në mesfushë është ndryshe, por e kam ditur që do të paraqitem në mbrojtje. Një gabim si ai s’duhet të ndodhë asnjëherë”, shtoi ai.