Lojtari i Barcës: Modric e meritoi Topin e Artë

Clement Lenglet ka komentuar fitimin e Topit të Artë nga Luka Modric.

Sport

05/12/2018 09:23

Mbrojtësi francez i Barcelonës, ka thënë se Luka Modric e ka merituar Topin e Artë pas sukseseve në Ligën e Kampionëve me Real Madrid dhe vendin e dytë të arritur me Kroacinë në Kupën e Botës.

Luka Modric ka arritur t’i jap fund dominimit dhjetë vjeçar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në futboll, duke fituar për të parën herë Topin e Artë.

Derisa ka pasur shumë komente nëse kroati e ka fituar këtë çmim, të njëjtën nuk e ka thënë Lenglet, që ka përgëzuar mesfushorin e Realit.

“Si futbollist, nuk ka më të mirë se Lionel Messi, por këtë vit, Modric dhe lojtarët tjetër francez e kanë merituar këtë çmim”, ka deklaruar Lenglet, përcjell ‘lajmi.net’.

“Francezët në përgjithësi kanë bërë mirë në Kupën e Botës, por Modric ka arritur deri në finale, ka fituar Ligën e Kampionëve dhe është një lojtar i madh. Mendoj se e ka merituar Topin e Artë”./Lajmi.net/