Lojtari i Ajax tregon për ofertat e Liverpool dhe Dortmund

Roma dhe Borussia Dortmund ishin skuadrat që kanë tentuar ta transferojnë lojtarin e ri të Ajax.

Sport

26/11/2018 17:51

David Neres, u transferua nga Sao Paulo në Ajax në janar të 2017-ës. Ai ka qenë i rregullt në skuadrën holandeze këto dy vite. Ai ka regjistruar katër asistime dhe një gol.

Por, lojtari ka zbuluar një gjë interesante që kishte ngjarë para se ky të transferohej në Amsterdam.

“Kam pranuar oferta zyrtare nga Roma dhe Dortmundi. Nuk isha afër, por isha në dyshime nëse duhej të transferohesha atje” ka thënë lojtari për “Goal”, transmeton lajmi.net.

“Dëshira ime ishte të qëndroja tek Ajax edhe pak më gjatë sepse këtu mund të përmirësohem dhe të fitoj tituj” ka vazhduar ai.

“Ajax di të përdor potencialin e të rinjve dhe për këtë arsye krijon shumë lojtarë. Është një makineri lojtarësh sepse ka shumë lojtarë jo vetëm holandez por edhe talent nga e gjithë bota” ka përfunduar ai.

Neres ka betonuar pozitën e tij, duke pasur paraqitje fenomenale me skuadrën. Ai ka shënuar 14 herë me skuadrën e tij. /Lajmi.net/