Lojtari e refuzon shansin e parë për tu larguar nga Chelsea

Chelsea do të bëjë disa largime në këto pak ditë të mbetura të afatit kalimtar të janarit.

Merkato

21/01/2019 15:53

Chelsea tashmë ka një listë të lojtarëve që do të largohen në këtë afat, e aty është edhe Gray Cahill.

Mbrojtësi anglez nuk është në planet e Maurizio Sarri, ndërsa është bërë cak i Fulhamit, përcjell lajmi.net.

Cahill është pajtuar të transferohet te rivali i Chelseas, mirëpo në një kontratë afatgjate.

Fulham refuzon t’i ofroj një kontratë më të gjatë se gjashtë muaj, ndërsa anglezi refuzon të transferohet në atë marrëveshje. /Lajmi.net/