Lojtari e do largimin, Chelsea refuzon shitjen e tij

Ruben Loftus-Cheek po e mendon largimin nga Chelsea.

Merkato

15/10/2018 15:11

Ruben Loftus-Cheek nuk është i lumtur me minutazhën  e ofruar nga Maurizio Sarri, andaj dëshiron të largohet në janar.

Chelsea nuk do ta lejoj shitjen e tij, mirëpo do ta huazoj te ndonjë skuadër e Premierligës, përcjell “lajmi.net”.

Skuadra londineze tashmë ka marr ofertë nga Evertoni dhe West Hami, andaj blutë do ta shikojnë mundësinë më të mirë se ku mund të luaj mesfushori më shumë. /Lajmi.net/