Lojtarët që tradhtuan duke mos e mbajtur fjalën e duke iu bashkuar Juventusit

Radja Nainggolan në çdo intervistë thotë se kurrë nuk do të bashkohet me Juventusin.

Sport

16/05/2017 23:57

Lajmet e fundit që vijnë nga Italia shkruajnë se Zonja e Vjetër është duke e përgatitur një sulm të fundit për belgun.

Fjalët e thëna të Nainggolan kundër Juventusit nuk janë duke u marrë seriozisht nga mediat italiane, pasi shumë lojtarë më herët e kishin thënë të njëjtën gjë.

Nga Fabio Capello që erdhi si trajner pasi e fitoi Scudetton me Romën, e deri te Pavel Nedved e Miralem Pjanic, kishin thënë se nuk do të shkoni te Juve.

Madje Roberto Baggio në paraqitjen e tij të parë më fanellën e Fiorentinës, kishte thënë se e urren Juventusin, shkruan Telegrafi.

Juventusi njihet si skuadër që kryen transferimet të vështira duke thyer edhe rezistencën e skuadrave të njohura italiane.

Më poshtë mund  ta gjeni një formacion me shumë yje ku disa prej tyre fillimisht kishin folur keq për Juven e pastaj veshën fanellën e kësaj skuadre.

Angelo Peruzzi (Roma – Juvntus)

Ciro Ferrara (Napoli – Juventus)

Fabio Cannavaro (Inter – Juventus)

Jonathan Zebina (Roma – Juventus)

Pavel Nedved (Lazio – Juventus)

Miralem Pjanic (Roma – Juventus)

Emerson (Roma – Juventus)

Andrea Pirlo (Milan – Juventus)

Roberto Baggio (Fiorentina – Juventus)

Fabio Quagliarella (Napoli – Juventus)

Gonzalo Higuain (Napoli – Juventus)

Trajner: Fabio Capello

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S