Lojtarët që kanë shënuar për të dy skuadrat në “El Clasico”

Nuk janë të shumtë lojtarët që kanë realizuar edhe për Real Madridin edhe për Barcelonën.

Sport

26/10/2018 23:56

Edhe më të pakët janë ata që kanë realizuar për të dy skuadrat në ndeshjen “El Clasico” transmeton lajmi.net.

Vetëm Samitier, Luis Enrique, Luis Figo dhe Ronaldo Nazario janë lojtarët që kanë shënuar për të dy skuadrat në sfidën më të madhe në botën e futbollit.

Samitier ka realizuar në total katër gola në “El Clasico”, tri prej të cilave me Real Madridin dhe vetëm një në fanellën e Barcelonës.

Luis Enrique ka realizuar pesë gola në “Clasico”, një me Real Madridin dhe katër me Barcelonën.

Ronaldo ka realizuar gjithashtu pesë gola. Një me Barcelonën dhe katër me “Los Blancos”.

Luis Figo numëron katër gola, tre prej të cilave me Barcelonën dhe vetëm një me Real Madridin./Lajmi.net/