Lojtarët që kanë luajtur edhe për Interin edhe për Milanin – Lajmi.net
Lojtarët që kanë luajtur edhe për Interin edhe për Milanin
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSerie ASport 16:08, 13 October 2017
Kampionati i futbollit italian, Serie A, rikthehet këtë fundjavë pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese të kombëtareve për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Serie A, është liga më ndeshjet më interesante në orar këtë fundjavë.

Të gjitha skuadrat e mëdha nga kjo ligë, do të ballafaqohen mes-vete.

E gjitha fillon me ndeshjen Juventus –Lazio, për të vazhduar me Roma – Napoli, dhe përfundimi vije me Inter – Milan.

Derbi më i madh lokal në botë mes Interit dhe Milanit, luhen ditën e diel me fillim nga ora 20:45.

Në historinë e gjatë të këtij derbi, shumë lojtarë kanë veshur fanellat e të dy skuadrave, për t’u bërë hero në njërin tabor, e për t’u urryer nga tjetri.

Më poshtë i gjeni emrat e futbollistëve që kanë veshur fanellat e të dy skuadrave, si Interit ashtu edhe Milanit:

Mario Balotelli, Leonardo Bonucci, Giuseppe Meazza, Fulvio Collovati, Andrea Pirlo, Clarence Seedorf, Christian Vieri, Hernan Crespo, Zlatan Ibrahimovic, Ronaldo, Helveg, Taribo West, Guly, Coco, Simic, Panucci, Antonio Cassano, Davids, Pazzini, Viera, Cevenini, Toldo, Muntari dhe Leonardo./Lajmi.net/

Fjalët kyçe: A.C Milan, Inter, Serie A

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bubble Trouble
  • Play Bow Master Japan