Lojtarët që e ‘shkarkuan’ Jose Mourinhon

Ka përfunduar epoka e Jose Mourinhos te Manchester United.

Sport

18/12/2018 21:24

Manchester United gjatë ditës së sotme (e martë) ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Jose Mourinho, pas një bashkëpunimi prej dy vite e gjysmë.

Arsyet e largimit të Jose Mourinhos janë të shumta, duke filluar nga rezultatet e dobëta e deri te përplasja me një numër të konsiderueshëm të lojtarëve.

‘Daily Mail’ ka përmendur emrat e lojtarëve me të cilët Jose Mourinho nuk ka pasur raporte të mira, përfshirë edhe Paul Pogban, përcjell ‘lajmi.net’.

Paul Pogba, Anthony Martial, Eric Bailly, Marcus Rashford, Luke Shaw, Andreas Pereira, Antonio Valencia dhe Alexis Sanchez./Lajmi.net/